Njoftim për homazhe për të rënët e familjes Kastrati në Pejë
Me rastin e 27-vjetorit të masakrës së kryer nga ushtria barbare serbe më 28 maj 1999 ndaj familjes KASTRATI, njoftojmë se të enjten, më 28 maj 2026, me fillim nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në varrezat e qytetit të Pejës.
Ky përkujtim mbetet dëshmi e dhimbjes sonë të përhershme, por edhe e krenarisë për sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme të rënëve për lininë e Kosovës!
Qoftë i paharruar kujtimi i tyre!
Përherë në zemrat tona.
Pas ceremonisë përkujtimore, të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar në drekë në ROOT Restaurant – KASTRATI, ish Kombinati i Drurit në Pejë.
Krenarë me jetën dhe veprën e familjes KASTRATI.

