75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Njoftim për ngasësit e veturave në Mitrovicë, në vikend vijnë fluturaket tjera në Bajgorë


Komuna e Mitrovicës përmes rrjetit social facebook ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit në trafik .

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Në kuadër të ndërtimit të parkut të erës në Bajgore, ju njoftojmë se planifikohen lëvizje të mjeteve transportuese në aksin rrugor drejt kësaj zone, sipas orarit të cekur më poshtë:

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovicë – Bajgore
Data: 8 nëntor, 2020
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Aksi rrugor: Vushtrri – Mitrovicë – Bajgore
Data: 10 nëntor, 2020
Koha: Para orës 8 të mëngjesit

Gjatë kohës së shënuar mund të ketë ndalesa apo kufizime tjera në komunikacion. I gjithë ekipi i angazhuar bëjnë përpjekje të vazhdueshme që koha dhe kufizimet të jenë sa më të pakta. Mjetet transportuese janë lehtë të identifikueshme dhe janë nën përcjelljen e automjeteve të sigurisë. Ju lutem që t’i respektoni rregullat paralajmëruese.

Për shkak se mund të ketë vonesa në komunikacion, ju lutem të keni parasysh që udhëtimet tuaja t’i planifikoni me kohë. Gjithashtu keni vëmendjen që gjatë kësaj kohe të keni kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, ndërsa informoni dhe kërkoni që edhe anëtarët tjerë të familjes, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, të janë të kujdesshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptim.