Njoftim për qytetarët, që udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e aeroportit.
Në faqen e kësaj ambasade, bëhet e ditur se aeroporti, do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga 28 qershori.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen që të kenë testin negativ për coronavirusin, jo më të “vjetër” se katër ditë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për rihapjen e AN ‘Adem Jashari’. Aeroporti do të fillojë të funksionojë me linja të rregullta ajror nga 28.06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të “vjetër” se katër ditë”, thuhet në njoftim.