Njoftim për shpallje me qira, 38 prona me qira
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëmbëdhjetë (11) asete, në rajonin e Pejës dymbëdhjetë (12) asete, në rajonin e Prizrenit dy asete (2) asete, në rajonin e Gjilanit pesë (5) asete dhe tetë (8) asete të ish Ndërmarrjes N.SH Metaliku në Gjakovë. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 06.07.2022 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, dhe Prizren ndërsa për asetet e N.SH Metaliku në Gjakovë në Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt.
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.
Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Ofertat do të pranohen me 06.07.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi
veç e veç. në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.
Të dhënat e detajuara për pronat, lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.
Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim;
Qiradhënia e aseteve të NSH-ve në Administrim Direkt
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119 SHQ.
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,119 SER.
QIRADHËNIE
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 SHQ.
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,35 SER.