13:46 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / S Z

Njoftim- Përcaktimi i statusit të NSH-ve

Në bazë të nenit 5, të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr. 04/L-034 (Ligji i AKP-së), dhe kapitullit 3, të Politikave Operative të AKP-së, Agjencia Kosovare e Privatizimit (“AKP”) si administratore me mirëbesim, përcakton statusin juridik të ndërmarrjeve dhe aseteve të saj në territorin e Kosovës, në bazë të dokumentacionit dhe dëshmive në dispozicion.

Lidhur me këtë, me datë 10, 11, 12, 13, dhe 14.06.2024, shpallë këtë:

NJ O F T I M

Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-203/72, të datës 23/05/2024:
Asetet e Ndërmarrjes OPB “UNIPROM” OTHPB “Joshanica” Novi Pazar KPS1538/PRN197, si dhe çdo aset tjetër i kësaj ndërmarrje që do të identifikohet në të ardhmen në territorin e Kosovës janë pronë shoqërore dhe BIEN nën kompetencat administrative të Agjencisë
Kosovare te Privatizimit.

Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-203/73, të datës 23/05/2024:

Asetet e Ndërmarrjes OPB “ZHITOMLIN” Kombinati i Ushqimit OTHPB “Trgovina”, KPS1540/PRN201, si dhe çdo aset tjetër i kësaj ndërmarrje që do të identifikohet në të ardhmen në territorin e Kosovës janë pronë shoqërore dhe BIEN nën kompetencat administrative të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shënim i rëndësishëm:

Agjencia pas përcaktimit të statusit të ndërmarrjes, e cila bie nën kompetencën administrative të saj fillon me procesin e likuidimit/shitjen e ndërmarrjes dhe aseteve të saj, pas të cilit proces në mes tjerash realizohen edhe pagesat nga mjetet financiare nga shitja e tyre për “Kreditorët” dhe “punëtorët e kualifikuar” deri në shumë në të cilën të njëjtit kanë të drejtë.


Palët e interesuara në afat prej 30 ditësh nga dita e fundit të publikimit të këtij njoftimi mund të ushtrojnë ankesë në lidhje më këtë njoftim pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, në Prishtinë për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ligji përkatës i AKP-së gjendet në faqen e internetit të AKP-së http://www.pak-ks.org apo drejtpërdrejtë në http://www.assembly-kosova.org/.

https://www.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,108