15:02 / E Enjte, 11 Janar 2024 / S Z

Njoftim “Përcaktimi i Statusit te NSH-ve”

Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton palët e interesuara me Vendimet e Bordit të Drejtorëve, se Asetet të cilat gjenden në territorin e Kosovës të ndërmarrjeve: të OP “Nacional” Beograd, dhe Ndërmarrjes për A.Sh.N. “Vojvodina” Novi Sad, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat
administrative të Agjencisë.

Gjersa Asetet e Ndërmarrjes Pushimorja për Fëmijë dhe të Rinj “Ganimete Tërbeshi” në Beçiq, Republika e Malit të Zi, NUK BIEN nën kompetencë administrative të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.


Publikimi i Njoftimeve do të bëhet me 11,12, 13, 14 dhe 15.01.2024.
Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë https://www.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,108