75 Mall Live Search
16:25 / E Martë, 27 Janar 2026 / B XH

Njoftimi i fundit nga IKSHPK: Në këto zona nuk rekomandohet uji për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Kësisoj, IKSHPK ka njoftuar edhe për zonat se ku nuk rekomandohet uji për pije.

Nga rajoni i Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pija nga fabrika për trajtimin e ujit në Badoc.

Në Ferizaj, Han i Elezit nga burimi i Dimcës.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

27 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc

Vragoli.

Rajoni Ferizaj

Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).

Rajoni i Gjilanit

Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit

Malishevë.