75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 08 Janar 2026 / P M

Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Me githë reshjet e borës gjatë natës së kaluar, Komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.

Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në heqjen e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa, transmeton Klankosova.tv.

Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjell nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.

“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjell nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati.

Komuna e Malishevës po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve, që të jenë t’i ken me vete pajisjet dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur mund të ketë ngrica në rrugë.