21:29 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Njoftimi i plotë nga ministria e Arsimit: Deri më 27 mars ndërprehet procesi edukativo-mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, prindërit, punonjësit e arsimit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga nesër, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërprehet procesi mësimor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor bëhet për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat”, thuhet nga MAShTI.

Gjithashtu theksohet se MAShTI do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim./Indeksonline/