14:16 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Njoftimi i radhës nga Ministria e Shëndetësisë, jepen mijëra euro për furnizim me insulinë

Ministrja e Shëndetësisë shumë shpejt do të furnizohet me insulinë.

Dikasteri që udhëhiqet nga ministri Armend Zemaj, për këtë tender ka alokuar 55 mijë e 839,95 euro.

Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet: “Ky aktivitet i prokurimit është për furnizim me insulinë humane me veprim të mesëm”, shkruan Indeksonline.

Njoftohet se afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 14 korrik 2020.

Ndërkohë, që vlefshmëria e tenderit është për 90 ditë, derisa kohëzgjatja e kontratës publike është për 12 muaj.

Edhe pse në Kosovë  nuk ka shifra të sakta se sa është numri i personave me këtë sëmundje, llogaritët të jenë diku 6 deri në 7 për qind e popullatës që vuan nga diabeti./Indeksonline/