Njoftoi largimin nga Liverpuli, tre skuadra shfaqin interesim për Firminon

Roberto Firmino, ditën e sotme ka njoftuar se gjatë verës do të largohet nga skuadra e Liverpulit.
Sulmuesi brazilian për vendimin e tij e ka informuar edhe trajnerin Jurgen Klopp, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën dhe dëshiron të ndërrojë ambient, shkruan IndeksOnline.
Menjëher pas këtij lajmi, tre skuadra italiane kanë shfaqur interesimin për transferimin e Firminos.
Sipas ”Football Italia”, Milan, Juventus dhe Inter tashmë i janë futur garës për nëshkrimin e sulmuesit brazilian./IndeksOnline/