75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Njoftoi pensionimin por Taulant Xhaka prezantohet te skuadra kosovare në Zvicër

Në përfundim të sezonit, Taulant Xhaka njoftoi pensionimin nga futbolli, ku u përshendet nga skuadra e Baselit dhe Kombëtarja Shqipatare.

Një muaj më vonë, Xhaka u prezantua te skuadra kosovare që bënë gara në Ligën e katërt Zvicerane, Dardania Basel, shkruan IndeksOnline.

Nuk dihet cili do të jetë roli i Xhakës, me gjasë do të rilthehet nga pensionimi, pasi gjatë prezantimit shihet me fanellën e Dardania Basel, që ka numrin 34.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

/IndeksOnline/