75 Mall Live Search
12:51 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Njofton Bislimi: Në pak ditë arrijnë 650 mijë vaksina nga programi COVAX dhe Gjermania

Besnik Bislimi sot ka thurur lavde për ministri e Shëndetësisë Arben Vitia, duke treguar për numrin e takimeve që kanë pasur në vazhdimësi vetëm gjatë kësaj jave.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nga takimi i fundit që ka pasur me Vitinë dhe amabasadorët gjerman e austriak është bërë e ditur se shteti i Kosovës do të jetë përfituese e 150 mijë vaksinave nga Gjermania.

Kjo nuk është e gjitha pasi që siç ka njoftuar Bislmimi Kosova do të jetë përfituese edhe e 500 mijë dozave të vaksinave nga programi Covax rezultat ky i takimit që kishte pasur me ministrinë Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë e të cilat do të mbërrijnë në Kosovë më 6 shtator.

Postimi i plotë: