Njofton Kuçi: Ekzekutohen 1 milion euro për “Trepçën”

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë ekzekutuar 1 milion euro për ndërmarrjen publike “Trepça”, kurse 100 mijë të tjera sipas Kuqit do të transferohen më vonë.
Postimi i plotë:
Ekzekutohet ndihma financiare për “Trepçën”
Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për “Trepçën”, në vlerë prej 1 milion eurosh.
Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Duhet të sqarohet që pjesa prej 100.000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë eurosh, do të jepet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i Paketës së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.
Pra nuk është vetëm ndihma prej 1 milion eurosh, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100.000.00 eurosh.