11:21 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Njoftuan për mbyllje të vendit/ Krijohen radha të gjata në dyqanet e pijeve në New Delhi

Jemi në kohë pandemie, dhe çdo shtet po merr masa të ashpra në mënyrë që të mos shpërndahet koronavirusi.

Edhe New Delhi ka marrë vendim që të bëjë kufizime në mënyrë që të ndaloj përhapjen e Covd-19, transmeton Indeksonline.

Kjo bëri që shumë persona t’ua mësyjnë dyqaneve duke blerë pije alkoolike.

Kufizimet do të jenë në fuqi deri të hënën në mëngjes (26 prill).

Gjatë bllokimit në vitin e kaluar, dyqanet e pijeve alkoolike u mbyllën në të gjithë vendin për rreth 8-12 javë.

Më vonë, dyqanet e pijeve alkoolike u lejuan të veprojnë me disa kufizime./Indeksonline/