75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Njohësi i emergjencave thotë se qytetarët do duhej të lajmëroheshin për erërat e sotme

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se qytetarët do duhej të lajmëroheshin në situata të tilla kur ka erëra të forta.

“Edhe pse gjatë gjatë mbrëmjes kishim erëra të forta në rajonin e Prishtinës, Drenasit dhe në rajonin e rrafshit të Dukagjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por njëkohësisht duke u rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të vendit, nuk kishte asnjë paralajmërim nga instituti hidrometeorologjik i Kosovës për këto ndryshime klimatike. Bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, neni 1.6 e thotë qartë se ku institut duhet të bejë paralajmërimin hidrometeorologjik me dhënien e informatave dhe të dhënave në lidhje me rreziqet e mundshme hidrometeorologjike që mund të ndikojë ose të shkaktojë dëme në njerëz, prona dhe në mjedis”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre është primare, ndërsa institucionet relevante duhet që të jenë në dijeni për përgjegjësitë ligjore që i kanë./Indeksonline/