10:34 / E Hënë, 29 Maj 2023 / B O

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu thotë se në protesta ka njerëz të maskuar dhe banda kriminale

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu dhe Instituti OCTOPUS thonë se në protestat e sotmë në veri ka njerëz të maskuar dhe anëtarë të bandave kriminale.

“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!
Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.
Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”” thuhet në reagimin e Musliut./Indeksonline/