19:36 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Njohja në qendër/ Sherifi: Bazuar në variantet që po qarkullojnë në media, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka sjellur në kujtesë zotimin e Kurtit që marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen në qendër.

“Bazuar në variantet që po qarkullojnë nëpër media, duket që nuk ka arritur ta zhvendosë njohen nga fundi në qendër. Përkundrazi, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Jo dialog me njohje në fund të procesit por dialog me në qendër njohjen!

Ky ishte zotimi i Albin Kurtit kur filloi dialogun me Serbinë të cilin e prezantoi si një proces të ri dhe jo si vazhdim i procesit të dialogut që kishte filluar në vitin 2011!

Bazuar në variantet që po qarkullojnë nëpër media, duket që nuk ka arritur ta zhvendosë njohen nga fundi në qendër. Përkundrazi, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut.

Ky është lajm i keq për Kosovën! Për këtë qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti është përgjegjëse që procesi ka degradaur deri në këtë pikë saqë nga një proces dialogu për normalizim të plotë me njohje reciproke të vijmë në atë pikë saqë njohja të mos jetë më fare në rend të ditës!