Njohja nga Siria, Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Siria.
Ai tha se me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
Postimi i plotë:
Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje./Indeksonline/

