75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Njomza Emini arrin të bind një shtet si Sllovakia të pranon donacion prej 10 mijë euro nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Njomza Emini ka mbajtur një fjalim në MiniOLIMPIADA ‘19.

Ajo ka thënë që sot për lëvizjen paraolimpike në Kosovë është ditë e veçantë. Sot, në këtë mjedis, mes shumë mbështetësve dhe njerëzve që na përkrahën në momentet më të vështira, jemi gati të tregojmë potencialin dhe fuqinë që e ka komuniteti i paraolimpizmit.

Fjalimi i saj i plotë:

I nderuari z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës, i nderuari z. Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, i nderuar ambassador o OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu,
i nderuari shef i misionit të UNICEF-it në Kosovë z. Murat Shahin,
i nderuar Komandant i Forcave të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, Të nderuar vullnetarë nga KFOR-i, Policia, Kryqi i Kuq, Handikos dhe Opfakos.E nderuara znj. Shpresa Muharremi, një krah tjetër i djathtë i këtyre organizimeve, shumë të respektuar përfaqësues të zyreve diplomatike në Kosovë, të dashur prindër, garues, drejtues federatash e klubesh, të nderuar përfaqësues të mediave.

Sot për lëvizjen paraolimpike në Kosovë është ditë e veçantë. Sot, në këtë mjedis, mes shumë mbështetësve dhe njerëzve që na përkrahën në momentet më të vështira, jemi gati të tregojmë potencialin dhe fuqinë që e ka komuniteti i paraolimpizmit në Kosovë.


Sot derisa në Minsk do të hapen lojërat e dyta evropiane, paralelisht vazhdohet tradita edhe në Kosovë, për MiniOlimpiadën, që do të sjellë garat interesante në disiplina të ndryshme.

Viti 2019 do jetë i vecantë, jo vetëm pse e themi ne.

I veçantë për faktin se ky vit e gjen Komitetin Paraolimpik të Kosovës, të pranuar me të drejta të plota në të gjitha organizmat ndërkombëtare.

Nëse kthehemi prapa dhe shikojmë punën që kemi bërë dhe sfidat nëpër të cilat kemi kaluar, e shkruara jonë na bën krenarë dhe na motivon për të ardhmen.

Nga ajo që kemi bërë mund të thuhet se kemi arritur shumë…
…por a është mjaftueshëm për ambiciet dhe synimet tona?

Jo! Sepse Kosova dhe të rinjtë tanë kanë kapacitet shumë më të madh, dëshirë të pafund për ti bërë krenarë familjet e tyre, shoqërinë dhe vendin tonë.

Komiteti Paraolimpik, dita ditës po merr fizionominë e një organizate të respektuar në vend, e gatshme për t’i shërbyer Federatave të Sporteve paraolimpike dhe klubeve.

Së fundi, misionit tonë, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm i është bashkuar edhe z. Afrim maliqi nga Handikos, kontributi dhe elani I së cilit, do të jetë vlerë e shtuar për lëvizjen tonë.

Numri i sportistëve po shënon rritje dita-ditës, e bashkë me të edhe numri i klubeve e Federatave, që japin një sinjal të mirë për Komitetin paraolimpik dhe ambiciet tona.

Tashmë puna, përkushtimi dhe arritjet tona nuk do të mbesin vetëm në kufinjtë e Kosovës. Sukseset tuaja do na dërgojnë para sfidave ndërkombëtare.

Atë që bëri Majlinda, Nora, Distria, Akili, Donjeta…atë sukses dhe ato të arritura i shoh si mundësi e secilit prej jush në lëvizjen paraolimpike.

Ky entuziazëm dhe kjo dëshirë duhet të na mbajë gjallë vullnetin për punë e angazhim, për të kaluar sfida dhe për të qenë të gatshëm për sakrifica, sepse në fund të jesh kampion i vendit tënd – JA VLEN!

Zonja dhe zotërinjë,

Në këtë rrugëtim të vështirë, Komiteti Paraolimpik i Kosovës ka patur mbështetjen e pakursyer të miqve dhe njerëzve të vullnetit të mirë, kontributi i së cilëve ka qenë i jashtëzakonshëm në misionin tonë për të promovuar vlerat e paraolimpizmit në Kosovë.

Dua një falënderim të vecantë tia dedikoj Komitetit Olimpik të Kosovës dhe presidentit Besim Hasani, i cili është në Minsk dhe në pamundësi për të qenë këtu me në, I ka dërguar urimet e tij më të sincerta.

Komiteti Paraolimpik i është falënderues, punës, bashkëpunimit dhe vlerësimit që ka patur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjegjësisht nga Departamenti i Sporteve i kryesuar nga drejtori z. Ibër Alaj, të cilët përmes një memorandumi bashkëpunimi, kanë shprehur gadishmërinë ta përkrahin Komitetin Paraolimpik.

Deri këtu, nuk do arrinim pa mbështetjen e OSBE-së, pa përkrahjen e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, dhe poashtu edhe pa ndihmën e vullnetarëve, 15 prej të cilëve vinë nga Carabinierët, kemi vullnetarë nga KFOR-I, Kryqi I Kuq I Kosovës, Handikosi dhe organizata OPFAKOS, si partnere e Komitetit Paraolimpik në këtë organizim.

MiniOlimpiada dhe aktivitetet e Komitetit Paraolimpik kanë për qëllim përfshirjen e gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes etnive të ndryshme, sporti është bërë shembull, e sot kjo shihet me praninë edhe të garuesve nga Gracanica dhe të përfaqësuesve të kësaj Komune, të cilët i falënderojmë për gadishmërinë e tyre.

Një falënderim i vecantë, shkon për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, z. Miroslav Lajcak, i cili në cilësinë e kryesuesit të misionit të OSBE-së, dha mbështetjen konkrete për KOmitetin Paraolimpik të Kosovës dhe këtë organizim, duke ndarë shumën prej 10.000 € për këtë ngjarje. Për këtë merita ka zyrja Sllovake në Prishtinë dhe z. Rastislav Kostilník.

z. Lajcak, në pamundësi për të qenë në mesin tonë, ka dërguar një telegram urimi, të cilin do ta ndaj së bashku me Ju

TELEGRAMI MIROSLAV LAJCAK

Të nderuar miq,
Sot, jam në vizitë në Kosovë në cilësinë e kryesuesit aktual të OSBE-së. Më vjen shumë keq që agjenda ime e ngjeshur nuk më lejon të jem aty.