Njomza Emini fituesja e titullit nga Franca organizon Konference Rajonale
Dy figurat te fuqishme te gruas ne shoqerine Kosovare sot realizuan konferencen e pare te Forumit shume etinik te lidershipit te grave te reja nga Kosova dhe Ballkani, ne kuader te javes se Frankofonis. Jane keto fituesja e Cmimit Kalorese e Legjionit te Nderit nga Presidenti i Frances dhe ish deputetja e Parlamentit te Kosoves Njomza Emini dhe aktivistja e te drejtave te njeriut ne Kosove Mimoza Gavrani- dhe Presidentja e organziates Grupi Kosovar per Avokim-KAG. Kjo iniciative edhe inicuar dhe perkrahur fuqijshem nga Ambasadori I Frances ne Kosove Zt, Didier Chabert dhe Kryministri I Kosoves Zt.Ramush Haradinaj dhe zonja Anita Haradinaj .

Nikoqiret e kesaj konference potencuan qe “tani është koha për të njohur forcën dhe potencialin e vërtetë të grave dhe pa dallim etnie. Janë të panumërta rastet, kur gratë e bashkuara kanë bërë ndryshime që kanë shërbyer si model. Një të tillë, dëshirojmë ta ndërtojmë me këtë konferencë dhe me projektin për Lidershipin e grave të reja në Kosovë. Duam, që potencialin e vërtetë të grave të reja ta portretizojmë, ta fuqizojmë dhe ta kanalizjmë për ndryshime positive sociale në Kosovë.

Ne, gratë e reja, mund të japim mesazhin e bashkëpunimit të mirë rajonal, në të mirë të avancimit të temave që janë në interes për të ardhmen. Dikur mund të ishte vetëm ëndërr, por sot në këtë sallë, kemi prezent vajza dhe gra nga të gjitha komunitet e Kosovës, që transmetojnë vullnetin tonë për bashkëpunim dhe kontribut për zhvillime positive”.
Kjo konference kishte madheshtine e saj edhe me gjithe perfshirjen dhe prezencen e shume grave te tjera me influence ne politike,shoqeri civile, dhe qeverisje si Blerta Deliu, Komisioni për Integrime Evropiane – Deputete në Kuvendin e Kosovës;Znj. Isabella Gallucci, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë;Z. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës;Znj. Maria Mitrovic, drejtore ekzekutive e Koalicionit Rinia Rome në Serbia Znj. Adrjana Hodzic, zyrtare e lartë ekzekutive në Mitrovicën e VeriutZ. Veton Berisha, deputet nga komuniteti egjiptian në Kuvendin e Kosovës,Anita Haradinaj, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut ,Dr. Mirela Oktrova, shefe e Departamentit te Shkencave të Aplikuara (Universiteti Europian ne Tirane) Shqiperi,Katerina Klimovska, Shkolla e Liderëve Ivanov,Z. Shpend Lila-Ngjarje Trajnimi dhe Managjere MP në Qendrën e Inovacionit Kosovë-ICK,Z. Skender Krasniqi, Kryetar i Bordit të Afaristeve te Kosoves.
Një falënderim të veçantë për ambasadën e Francës, konkretisht Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier CHABERT, për përkrahjen e kësaj konference qofte ne menyre financiare edhe ate morale, e sidomos për mundësimin e ekspozitës “Portreti i gruas” që do ta shohim në fund për gratë që kanë kontribuar për ngritjen e kauzës së grua në Kosovë.
Si dhe, një falënderim të veçantë për Aleancën Franceze që na kanë mundësuar që kjo konferencë të mbahet në hapësirat e qendrës së tyre.