75 Mall Live Search
19:45 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / MSH1

NJRSH-ja arreston të dyshuarin për tentim vrasje në Ferizaj

Një person është arrestuar sonte në Ferizaj, pasi po kërkohej nga policia për disa vepra penale.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin Flamur Mustafa-Tusha, i cili po kërkohej për vrasje në tentativë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli deklaroi se i dyshuari u arrestua nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, teksa ndodhej në një klub fitnesi.

“Ai ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij” deklaroi Veseli.

Sipas Veselit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vjet e gjysmë, me të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm./IndeksOnline/