75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 18 Prill 2025 / S Z

NJSI-ja përfundon kursin amerikan, Ambasada amerikane: Trajnimi forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një kurs intensiv pesë-javor SWAT, të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Shteteve të Bashkuara.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi zyrtar, ka uruar pjesëtarët e njësisë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi të specializuar, duke theksuar se përgatitja e tyre e avancuar forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftim.