12:03 / E Diele, 15 Shtator 2019

Nju Jork, përshtatja ndaj klimës përfitime miliardëshe

Përshtatja ndaj klimës mund të sjellë 7,1 trilionë dollarë përfitime globale neto, bëri të ditur Komisioni Global i Adaptimit, i kryesuar nga Ban Ki-Moon.

Komisioni u bëri thirrje liderëve botërorë që ta bëjnë infrastrukturën dhe bujqësinë më elastike ndaj ndikimit të krizës klimatike, që po kërcënon komunitetet në mbarë botën me uragane super të furishëm, zjarre të mëdha dhe nivele detare në ngritje.

Sipas raportit të Komisionit, bota ka nevojë për një revolucion në të kuptuarit, planifikimin dhe financat, gjë që i bën rreziqet e klimës të dukshme, i përfshin këto rreziqeve në të gjitha vendimet dhe lëshon flukset financiare publike dhe private.

Gjithmonë sipas raportit, pa përshtatje, ndryshimi klimatik mund të dobësojë rritjen globale të rendimenteve bujqësore, ndërsa ngritja e nivelit të detit mund të detyrojë qindra miliona njerëz, që jetojnë nëpër qytetet bregdetare, të braktisin banesat e tyre andej nga viti 2050.