23:41 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Nju-Jorku lejon grumbullimet deri në 10 persona

Tashmë në Nju-Jork do të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, pasi një proces gjyqësor kundërshtoi një direktivë nga qeveria e Andrew Cuomo që dha dritën e gjelbër vetëm për festimet e Ditës së Përkujtimit dhe shërbesave fetare.

Ndryshimi erdhi dje vonë, pasi Unioni i Lirive Civile në Nju Jork (NYCLU) paditi guvernatorin në emër të një gruaje në Brooklyn të arrestuar dy herë lidhur me protestat kundër mbylljes së koronavirusit.

Grupi argumentoi se urdhri fillestar i Cuomos, nënshkruar një ditë më pare, shkelte të drejtat e njujorkezëve për amendamentin e parë, duke lejuar mbledhje të caktuara, por duke kufizuar protestat dhe demonstratat gjatë pandemisë.

“Jemi të kënaqur që guvernatori ndryshoi urdhrin ekzekutiv që nga mbrëmë. E drejta për të protestuar dhe ushtruar fjalën e lirë është themeli i të gjitha lirive tona dhe gjatë një krize është pikërisht athëherë kur kemi nevojë të jemi më vigjilentë”, deklaroi drejtori ligjor i NYCLU dhe avokati kryesor i çështjes, Christopher Dunn.