Nkunku dhe traversa heronjtë e Milanit, skuadra “kuqezi” del me një pikë nga “Artemio Franchi”
Skuadra e Fiorentinas dhe Milanit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Skuadra vendase ishte duke fituar 1:0 deri në minutat e fundit, shkruan Indeksonline
Por, sulmuesi francez, Nkunku barazoi rezultatin me një gol të bukur.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, skuadrën “kuqezi” e shpëtoi edhe shtylla, e cila u godit nga lojtari i “Violas”.
Me barazim, Milani shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë. Kurse Fiorentina në pozitën e 18-të me 14 pikë./Indeksonline/
Christopher Nkunku scores at 90′
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 11, 2026
🇮🇹 Fiorentina 1-1 Milanpic.twitter.com/n0VfgAy9RY

