N’Kunku kaloi në mënyrë sekrete testet mjekësore me Chelsean, blutë ia paguajnë klauzolën

Sulmuesi i Red Bull Leipzig, Christopher Nkunku raportohet se ka kryer teste mjekësore sekrete me Chelsean këtë verë, përpara një lëvizjeje të mundshme nw sezonin 2023-24.
Francezi iu nënshtrua testeve në Frankfurt në gusht, me një ortoped të Chelsea-t të pranishëm, teksa blutë synojnë të “vjedhin” njw nga mw tw talentuarit nw Evropw, raporton Bild.
Nkunku tashmë ka gjashtë gola dhe një asistim këtë sezon pas një sezoni 2021-2022, që e pa atë të shënonte 20 gola dhe 15 asistime në Bundesligë.
Todd Boehly besohet se është gati të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 52.8 milionë £.
Çdo ofertë ka të ngjarë që Nkunku të qëndrojë në RB Leipzig deri në fund të sezonit. /IndeksOnline/