75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 08 Janar 2026 / S Z

NLB MUZA hap thirrje ndërkombëtare për anëtarësim në Këshillin Artistik!

NLB MUZA, Instituti për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore i themeluar nga NLB në prill 2020, po hap thirrje ndërkombëtare për aplikime për anëtarësim në Këshillin Artistik.
Ky këshill do të luajë një rol kyç në:                                                                                                              ✔ Përcaktimin e drejtimeve strategjike
✔ Konceptet kuratoriale
✔ Përmbajtjen e programit në fushën e artit bashkëkohor

Kush mund të aplikojë?
Kuratorë me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe drejtorë të galerive/muzeve të artit bashkëkohor me ekselencë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.
Aplikimi duhet të përfshijë:
📄 CV + lista e ekspozitave, botimeve dhe projekteve
Letër motivimi me vizionin për zhvillimin e artit bashkëkohor
Të paktën dy referenca

Afati i fundit: 25 janar 2026
📧 Dërgoni aplikimin në: matko.mioc@nlb-muza.si
Subjekti: Application – Artistic Council

👉 Më shumë detaje: https://www.nlbgroup.com/int-en/media-center/press-releases/2026/press-release-06-01-2026