21:18 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. A

‘No Berisha, no party’/ Kosova pëson humbje të thellë nga Sllovakia

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Sllovakia në ndeshjen parakualifikuese të kampionatit botëror 2023, me rezultat të thellë 91-67.

‘Dardanët’ arritën t’i bëjnë ballë kundërshtarit vetëm në çerekun e dytë.

Mungesat e shumta të basketbollistëve, poashtu përqindja e ulët e tentimeve për 3 pikë nga tanët bëri që Sllovakia të përfitonte dhe të shkëputej në rezultat.

Drilon Hajrizi ishte koshahënuesi më i mirë te Kosova me 17 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

Kjo ishte humbja e parë për Kosovën në grup, pas 2 fitoreve.

Ndeshjen e ardhshme e luan kundër Islandës më 28 nëntor.

/Indeksonline/