“No Daku No Problem” – Ermal Krasniqi, golashënuesi më i mirë i Superligës

Futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi këtë sezon deri më tani është lojtari më në formë në Superligën e Kosovës.
Ai ka arritur të shënoj 5 gola, duke qenë në krye të listës së golashënuesve dhe ka 1 asistim, transmeton Indeksonline.
Fal formës fantastike të Krasniqit, Ballkani është në pozitën e parë me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita.
Ballkani ka shënuar 8 gola, ku në 6 prej tyre ka qenë i përfshirë Ermal Krasniqi.
I dyti me gola është super talenti i Dritës, Ardit Tahiri që ka shënuar 3 gola, aq sa kanë Hasan Hyseni, Torvioll Stullqaku dhe Marclei Santos.
Dy asistuesit më të mirë deri më tani janë Genc Hamiti i Drenicës dhe Marcleo Santos i Ulpianës. Te dytë kanë nga 2 asistime./Indeksonline/