“No Messi no party” Barcelona pëson humbje në ndeshjen hapëse në La Liga
Athletico Bilbao dhe Barcelona e kanë luajtur ndeshjen hapëse në La Liga për këtë sezonë.
Në minutën e 89’ Aduriz me një gol fantastikë e dërgoi Athleticon në përparësi, e me këtë gol edhe e fituan ndeshjen, shkruan Indeksonline.
Ishte Barcelona ajo që pati dy shanse të mira, ku e goditën shtyllën Suarez dhe Rafihna.
Suarez u lëndua andaj u detyrua të largohet nga loja dhe në vend të ti hyri Rafinha.
Po ashtu në këtë ndeshje mungoj edhe ylli i Barcelonës, Messi i cili është i lënduar.
E mungesa e këtyre dy lojtarëve ishte e dukshme, pasi që Barcelona nuk ishte në formën e saj më të mirë./Indeksonline/.