“No money, no funny”
Skuadra e Prishtinës nuk e ka nisur aspak mirë sezonin pranveror të Superligës. Ekipi nga kryeqyteti u eliminua nga Digitalb Kupa pas humbjes nga Trepça’89 dhe vetëm 8 ditë më vonë pësoi disfatë nga Flamurtari në Superligë, duke humbur edhe vendin e parë.
Burime të Indeksonline, njoftojnë që shumë futbollistë janë të pakënaqur sepse nuk janë paguar fare në vitin 2019, madje nuk kanë marrë as premitë e premtuara.
Duket se rezultati i kësaj po manifestohet edhe në fushë, sidomos ndaj Flamurtarit nuk u vërejt angazhimi i zakonshëm i futbollistëve të Prishtinës.
Siç mëson Indeksonline, klubi ka premtuar kryejen e të gjitha pagesave në fillim të marsit. Prishtina luan sot kundër Lirisë nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.