75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

No Salah – No Problem, Liverpuli i pandalshëm kalon në gjysëmfinale të Carabo Cup

Liverpuli nuk e ka problem edhe nëse mungon Mohamed Salah.

”The Reds” ka kaluar në gjysëmfinale të Carabao Cup, pasi e ka mposhtur skuadrën e Southamptonit, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Darwin Nunez i dha epërsinë Liverpulit në minutën e 24-të.

Tetë minuta më vonë, Harvey Elliott dyfishoi rezultatin.

Cameron Archer shënoi golin e nderit për Southamptonin, në minutën e 59-të.

Liverpuli së bashku me Arsenalin e Newcastle tashmë kanë prekur gjysëmfinalen e Carabao Cup, ndërsa skuadra e fundit mësohet nesër, ku Tottenham përballet me Manchester United./IndeksOnline/