14:12 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

“No time to die” filmi më i shtrenjtë në historinë e fimave James Bond

 “No time to die” është bërë filmi më i shtrenjtë James Bond i realizuar ndonjëherë.

Paraqitja përfundimtare e Daniel Craig si Agjenti 007 i kushtoi rreth 200 milionë funte prodhuesve, sipas llogarive të lëshuara së fundmi nga firma prodhuese e filmit, B25.

Shpenzimet e mëdha do të thotë që “No time to die” i tejkalon kostot e dy filmave të mëparshëm të James Bond, “Specter” (182 milionë funte) dhe “Skyfall” (138 milionë funte).

52 vjecari luan rolin e spiunit në “No time to die”, ashtu siç bëri ë “Skyfall”, “Casino Royale”, “Quantum Of Solace” dhe “Spectre”.

Sipas mediave kostoja mund të ketë qenë 47 milionë funte më e shtrenjtë, por një skemë e taksave që synonte inkurajimin e krijimit të filmave në studiot me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nënkuptonte se projekt ligji ishte zvogëluar.

Në mars të këtij viti u bë i ditur lajmi se data e publikimit të filmit “No Time To Die” është shtyrë deri në nëntor, në mes të frikës rreth pandemisë Covid-19 që ka bllokuar botën.

Ndërkohë një datë e re e publikimit është caktuar për 12 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar me datat e premierës në të gjithë botën, duke përfshirë edhe publikimin në ShBA më 25 nëntor të këtij viti.

Premiera botërore për No Time To Die ishte planifikuar të zhvillohej në 31 Mars në Royal Albert Hall në Londër. 

Filmi i 25-të në ekskluzivitet do të shënojë paraqitjen e pestë dhe të fundit të Daniel Craig si spiun.

Rikujtojmë që filmat Bond bëjnë një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të tyre nga tregjet ndërkombëtare./Indeksonline/