08:03 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Noah Cyrus flet për varësinë ndaj Xanax dhe se si kjo ndikoi në albumin e saj të ri muzikor!

Noah Cyrus, motra më e vogël e Miley-t dhe një artiste e re, albumi debutues i së cilës do të dalë më 16 shtator, ka treguar për varësinë e saj ndaj Xanax-it, gjatë periudhës së adoleshencës, kur ajo filloi të abuzonte me drogën.

Tani në shërim, Cyrus tha se ajo provoi Xanax – indikamentin alprazolam, një ilaç kundër ankthit që është pjesë e klasës së barnave të njohura si benzodiazepine – kur ajo ishte 18 vjeç.

“I dashuri im në atë kohë, kur isha 18 vjeç, ishte personi i parë që më dha Xanax dhe u bë një lloj mënyre që na lidhte më shumë me njëri-tjetrin”, tha ajo për Rolling Stone. “Mendoj se doja të përshtatesha me të. Doja të isha ajo që ai donte dhe ajo që ai mendonte se ishte e lezetshme dhe ajo që mendoja unë se të gjithë po bënin. Sapo ndjeva se ishte e mundur t’i “heshtja” gjërat për një sekond dhe të mpija dhimbjen, mbaroi.”

Ndonëse nuk e përmendi me emër, i dashuri i saj në atë kohë ishte reperi Lil Xan, i cili, siç mund ta keni marrë me mend nga emri i tij, gjithashtu e përdorte shumë drogën. Ai zbuloi në vitin 2021 se pasi u përpoq të linte ilaçin, pati probleme shëndetësore dhe kovulsione të shumta.

Këngëtaren Noah, varësia e çoi në gjumë gjatë një ngjarjeje për shtyp.

“Nuk mund ta mbaja kokën lart ose sytë hapur, sepse isha larguar, isha aty vetëm fizikisht”, tha ajo. “Kështu futesh në një gropë të thellë, nga e cila është e vështirë të dalësh.”

Kur humbi gjyshen në gusht 2020, ajo kuptoi se përdorimi i drogës po e pengonte atë të ishte plotësisht e pranishme me familjen e saj dhe duket se pikërisht atëherë vendosi të kërkonte ndihmë.

“Nuk po përpiqem të jem ndonjë zëdhënëse për rimëkëmbjen apo diçka e tillë. Unë vetë, thjesht po e kaloj dhe po e kuptoj”, u shpreh 22-vjeçarja. “Zgjohem në mëngjes dhe jam në gjendje të shikohem në pasqyrë dhe të vazhdoj ditën pa e urryer veten. Jam në gjendje të ngushëlloj dhe ushqej veten.”

Albumi “The Hardest Part” (Pjesa më e veshtirë), publikohet në 16 shtator.