11:07 / E Martë, 27 Shtator 2022 / AR

Noizy feston ditëlindjen, kush është personi që e surprizoi në mesnatë

Sot është një ditë e veçantë për Noizyn pasi feston ditëlindjen. Reperi i njohur mbush 36 vjeç dhe në mesnatë është surprizuar nga miku i tij më i mirë, aktori Blerim Destani.

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë në rrjete sociale nga momenti i surprizës ku shihen dhe persona të tjerë.

Noizy është treguar shumë hermetik sa i përket jetës private. I pyetur nga moderatori Ermal Peçi gjatë intervistës që dha pak muaj më parë në “Abc-ja e pasdites”, reperi nuk zbuloi nëse ka dikë në krah por theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve të shumta.

“Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin. Por që për momentin nuk e shoh të afërt.”, tha ai.