Noizy kapet me njërin nga forcat e Reneas, gjatë ndihmës që po ofronte për të pastrehët
Këngëtari Noizy në një lidhje direkte për Top
Channel, ka thënë se është dhunuar nga forcat e policisë.
”Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të
vështirë për të nxjerrë soletat, më vonë shkojmë nga stadiumi dhe gatuajmë, unë
u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim dhe më thanë që ushqim ka
boll por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth.
Jo unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend por këtu qëlloi dhe këtu jam
ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj, fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb nuk
ka lidhje qyteti fshati. Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi. Shikoj
se ka ardhur Forcat Renea dhe njëri prej ktyre është shumë grindavec, unë kam
këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar. Unë nuk jam fëmijë por një punonjës shteti
duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk
jam dolën. Jam çarë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Unë nuk
dua të më trajtojnë mirë se jam Noizy por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë
sidomos në këtë situatë. Unë me shpresë të zotit do të shkoj në stadium. I bëj
thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë
nevojë të hanë. Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar
dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, tha ai.
