75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / MSH1

Noizy mik i familjes, detaji në videon e Loredanës merr vëmendje

Disa herë, Loredana Zefi ka deklaruar se reperi nga Shqipëria, Noizy, është mik shumë i afërt dhe i çmuar për familjen e saj.

Dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore dhe jo rrallë herë kalojnë kohë bashkë, shkruan IndeksOnline.

Relacioni me Noizyn, për Loredanën duket të ketë rëndësi të madhe.

Kjo pasi në një video të ndarë në “Instagram” shihet një fotografi e tij, bashkë me vajzën e Lorit, Hanën.

Fotografia e madhe është e vendosur pranë televizorit, aty ku e merr vëmendjen më të madhe.