Noizy pauzon pak nga muzika, prezanton projektin e ri në një tjetër fushë

Pas rolit që pati në një film gjerman disa vite më parë, Noizyn do ta shohim serish në aktrim.
Reperi përmes një postimi në rrjetet sociale na bëri me dije se do të luajë në serialin `”Der Trakt”`.
Noizy do të luajë krah aktorëve të njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.
“Dita e xhirimve, seriali `Der Trakt”, ka shkruar reperi krahas një fotografie që e postoi.
Kujtojmë që Noizy mori pjesë në filmin me titull “Man from Beirut” dhe “Blind” të vitit 2019.
Ai luajti krah aktorit gjerman Frederick Lau por pjesë e tij ishte gjithashtu dhe Blerim Destani.
