75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Noizy përkrah kushëririt këndon popullore, befason dhe Blerim Destani (Video)

Noizy i ka befasuar të gjithë së fundmi me një video ku shihet teksa këndon këngë popullore, përkrah kushëririt të tij, këngëtarit Altin Sulku dhe aktorit Blerim Destani.

Në videon e publikuar në profilin e Instagramit të Blerim Destanit, shikohet gjithashtu edhe Ermal Mamaqi i cili sapo i drejtohet mikrofoni ngre pirunin me ushqim, duke shkaktuar të qeshura të shumta mes tyre.

Videoja e postuar ka marrë reagime të shumta, ndërsa nuk dihet nëse ajo është shkëputur nga ndonjë xhirim, apo ka qenë thjesht për qef.

jalla shofer jalla ???@ermalmamaqiofficial @zinizin @altin_sulku ??? #tbt

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on