14:03 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Noizy poston foto me Edin e “Për’puthen”, çfarë po përgatisin dyshja?

Eduard Kuçi hyri në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, prej ku tregoi që ka si profesion muzikën. Kohëve të fundit ai po shihet nën shoqërinë e reperit, Noizy.

Reperi ndau një imazh në Instastory duke pozuar krahë Edit, ku me këtë imazh zgjoi dyshime se mos janë në përgatitje të ndonjë projekti muzikor, shkruan Indeksonline.

Se a do të sjellin duet dyshja, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/