Noizy publikon datën e “Alpha Show”

Tash e disa vjet, reperi shqiptar Noizy, po organizon me sukses koncert madhor të emërtuar “Alpha Show”.
“Alpha Show” ndër vite ka sjellur emra të mëdhenj të muzikës shqip dhe jo vetëm, në zemër të Tiranës, shkruan IndeksOnline.
Por, kësaj radhe, artisti ka vendosur ta shpërngulë koncertin në jug të Shqipërisë.
Përmes një postimi në “Instagram Story” ai gjithashtu ka publikuar edhe datën e koncertit: 7 gusht.
Noizy madje ka pyetur fansat se cilët artistë ndërkombëtarë do të donin t’i shihnin në “Alpha Show”.
Mbetet të shihet se ç’befasi rezervon edicioni i sivjetëm i koncertit./IndeksOnline/