75 Mall Live Search
21:02 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / kutia

Noizy rrezikon veten duke u lëshuar me litar

Reperi Noizy sot ka përjetuar një adrenalinë më ndryshe.

Në llogarinë e tij në Instagram ai postoi një video, ku shihet se ka shkuar në një vend që mund të konsiderohet i rrezikshëm, shkruan Indeksonline.

Fjala është për një vend me shkëmbinj, mes të cilëve reperi u lëshua me litar.

Në një sekondë, atij i rrëshqasin duart, por, prapë arriti ta kap litarin, duke realizuar zbritje të suksesshme në tokë./Indeksonline/