22:59 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Nol Nushi dhe Tomë Gashi tregojnë se çka ndodhi pas debatit në RTK

Pas një debati në RTK, avokati kosovar Tomë Gashi dhe Nol Nushi nga PSD thuhet se kanë pasur konfrontim fizik njëri me tjetrin.

Kjo thuhet se ka ardhë pasi avokati kosovar ka provokuar Nushin.

Por ky i fundit për Indeksonline e ka mohuar këtë gjë.

“Nuk është e vërtetë, s’ka pas rrahje”, ka thënë ai. Ndërsa i njëjti në Debat Plus ka dhënë edhe detaje të tjera.

“S’ka pas asnjë rrahje, as konfrontim fizik mes meje dhe Tomës e kemi mbajtë distancën dhe mos të shqetësohen, është e vërtete e kam gju me ujë se jam ofendu edhe besoj që jam sjellë konform situatës dhe ka pas dëshmitar.

S’kam qef të shtoj më shumë përveç duke parë zellin ofendues të VV-së dhe militant si Tomë Gashi marrin guximin të ofendojnë njerëz pa pikë marrë.

Ai ka thënë fjalë që nga natyra s’i përdori kurrë, s’jam person që ofendoj, por fjalë të ulëta ka qenë, pasi që Toma s’mundet me ulë më shumë dinjitetin e tij me lypësin e të tjera, më vjen keq që VV përfaqësohet nga njerëz të tillë. Unë nuk shoh njerëz të VV-së në debate, figurat janë Tomë Gashi, Haki e Abazi e Agim Bahtiri”.

Por, rrahjen e ka mohuar edhe avokati Gashi. Ndërsa ky thotë se niveli i çështjeve familjare ka qenë i barabartë.

“Asgjë s’ka ndodhë, kemi vazhdu debat në stilin e njëjtë të ashpër. Nol Nushi ka mujt me thanë dhe ka mujt me gju me ujë, po s’e kam konsideru diçka të rëndësishme.

S’ka pas ndonjë gjë që ia vlen me përmend. Ato që ia kam përmend është e inçizuar, pasi ai ka fillu me çështje të ulëta me fëmij të mi dhe une thjeshtë atë që e ka meritu ia kam kthy në mënyrë të njëjtë duke ia përmend anëtarët e familjes së tij. Niveli i çështjeve personale ka qenë i barabartë. Unë besoj që çështje personale kush ka fitu vota, pasi djali im ka qenë kandidat për deputet”./Indeksonline