Nol Nushi ndalohet nga policia në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Nol Nushi sapo është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
”Është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së. Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, ka shkruar Molliqaj.
Më tutje Molliqaj ka thënë se Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV./Indeksonline/