18:02 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Nol Nushi reagon pas rrahjes së Albinit ndaj Frashërit, ka një porosi

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë pas sulmit të raportuar nga ky subjekt politik mbi anëtarin tjetër, Frashër Krasniqi.

Nushi ka thënë se policia duhet të reagojë ndaj kërcënimeve të Gashit të bëra ndaj tij.

“Albin Gashi, ish-kandidat i VV për deputet dhe djali i Tomë Gashit me të cilin pata një debat të pakëndshëm ditëve të fundit, e paska sulmuar shokun dhe kolegun tim Frashër Krasniqin. Përveç sulmit ai kish bërë edhe shumë kërcënime ndaj meje”, është shprehur Nushi.“Policia duhet të reagojë urgjent dhe në kohë rekord të merren masa. ky është sulm me motive politike dhe si i tillë ka edhe përgjegjësi politike, përveç penale”.