09:01 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Nominimi i tij vjet u krahasua me nominimin e Deas, reagon Arbër Sulstarova: Ishte më i dobëti dhe më i pamerituar…

Krahasimi mes “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” është i pashmangshëm, qoftë në situata apo personazhe.

Nominimi i fundit i Dea Mishel po krahasohet pikërisht me zgjedhjen që bëri vjet Arbër Sulstarova.

Ky i fundit, hapi kutinë e Pandorës dhe vendosi të nxjerrë në nominim, Donald Veshajn, Beatrix Ramosajn dhe Einxhel Shkirën. Shumë po e krahasojnë nominimin e tij me atë të Dea Mishel dhe vetë Arbri ka një sqarim për të bërë.

“Sqarim: Ka disa persona që krahasojnë nominimin e vjetshëm timin me atë të djeshëm. Për mendimin tim, nominimi i djeshëm duke qenë 3 persona nga i njëjti grup(Luiz/Kiara/Efi) është nominimi më i dobët dhe më i pamerituar. Ishte zgjedhje e lehtë për lojën personale e ardhur nga inati dhe jo logjika. Veprimet që vijnë nga inati nuk të çojnë larg. Prandaj, kujdes me krahasimet pa vend dhe mos e zhvlerësoni nominimin historik”-shkruan ai në Instastory.

Ndërkohë edhe sot pas një viti, në postimin e Arbrit shihen komente të bëra së fundmi, që e përgëzojnë për “nominimin historik”.