17:42 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Nora e bronztë në Katar, mposht portugezen në “Golden Score”

Nora Gjakova ka kompletuar “hat trickun” e medaljeve në Masterin e Dohas në Katar.

Ajo ka fituar medaljen bronztë, pasi arriti ta mposhtte portugezen, Telma Monteiro, transmeton Indeksonline.

Nuk mjaftuan 4 minuta dhe fituesi u përcaktua në “Golden Score”, ku kosovarja u tregua më e mirë.

Gjatë ditës së sotshme, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi mori të bronztën./Indeksonline/