Nora Gjakova e kalon lehtë edhe xhudisten nga Sllovenia, kualifikohet në finale

Nora Gjakova është kualifikuar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjerogjisë.
Xhudistja kosovare arriti ta mposhtte sllovenen, Kaja Kajzer, në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline
Me këtë fitore, Gjakova tani kualifikohet në finale dhe lufton për medaljen e artë.
Në finale kosovarja do të luftojë me xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani./IndeksOnline/