19:17 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Nora Gjakova e pafat, mbetet pa medalje

Nora Gjakova nuk ka arritur të fitoj medalje në Grand Slamin e Parisit,

Xhudistja kosovare në ndeshjen për vendin e tretë, u mposht nga kanadezja, Jessica Klimkait, në kategorinë deri në 57kg, shkruan IndeksOnline.

Nora në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, brazilianen Jessica Lima.

Gjakova në xhiron e tretë mposhti me Ippon, bullgaren Ivelina Ilieva.

Nora në çerekfinale humbi me Wazaari nga vendasja, francezja Sarah Leonie Cysique.

Në repesazh, Gjakova triumfoi ndaj italianes Veronica Toniolo./IndeksOnline/